Kryeministri grek akuzohet për thyerjen e rregullave anti-covid

Kryeministri grek akuzohet për thyerjen e rregullave anti-covid

10:15, 03/12/2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vënë në kritikë për shkeljen e rregullave të izolimit të vendosuar nga qeveria e tij ndërsa rastet me koronavirusit rriten në të gjithë vendin.

Të martën, fotografitë e Mitsotakis dhe gruas së tij Mareva u botuan në shtypin grek dhe në mediat sociale, duke treguar çiftin me biçikletë, në një pyll rreth malit Parnitha në veri të Athinës - rreth një orë e gjysmë me makinë nga shtëpia e tyre.

Fotografitë gjithashtu tregojnë çiftin që pozon për foto me disa kalimtarë dhe asnjëri prej tyre nuk mban maska dhe nuk zbatojnë distancën.

Përveç fotografive dhe një video qarkulloi në shtypin grek të Mareva Mitsotakis duke hipur në një motor - e cila është e ndaluar në këtë zonë të malit për arsye mjedisore pasi është një park kombëtar.

 

 

Grekët aktualisht lejohen të largohen vetëm nga shtëpitë e tyre për të shkuar në punë, për të blerë gjëra të domosdoshme, për të vizituar një mjek ose për aktivitete sportive afër shtëpisë së tyre dhe në grupe jo më shumë se tre persona.

 Shkelësit e rregullave gjobiten me 300 € dhe këtë fundjavë policia shpërndau gjoba me vlerë 780,000 € për gati 3,000 shkelje.

Polemikat shpërthyen ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në vend, me raste të reja që mbeten mbi 2,000 në ditë dhe spitale në shumë zona që janë afër kapacitetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco