Biden/ Nëse Irani do të siguroi bombën bërthamore, Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti do të bëjnë të njëjtën gjë

Biden/ Nëse Irani do të siguroi bombën bërthamore, Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti do të bëjnë të njëjtën gjë

10:01, 03/12/2020

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se posedimi i bombës bërthamore nga Irani do të inkurajojë Arabinë Saudite, Turqinë dhe Egjiptin për armë bërthamore.

Biden në një intervistë për gazetën "New York Times", shpjegoi planet e tij për politikën e brendshme dhe të jashtme.

Ai tha se aftësia e tij për të zbatuar politikat varet nga mënyra se si do të veprojnë republikanët në Senat dhe Dhoma e Përfaqësuesve, duke shtuar se prioriteti i tij pa pritur të marrë detyrën do të jetë sigurimi i miratimit të ligjit të paketës së ndihmës ekonomike në Kongresin e SHBA-së.

Biden njoftoi edhe kthimin e tyre në marrëveshjen nukleare të Iranit nga e cila administrata e Donald Trumpit ishte tërhequr, por se kjo do të jetë e vështirë.

Ai tërhoqi vëmendjen në raketa sensitive që e destabilizojnë rajonin. "Posedimi i bombës bërthamore nga Irani do të krijojë një presion të jashtëzakonshëm ndaj Arabisë Saudite, Turqisë dhe Egjiptit për të poseduar armë bërthamore dhe gjëja e fundit që kemi nevojë në atë rajon është akumulimi i kapacitetit bërthamor", potencoi presidenti i zgjedhur amerikan.

"SHBA posedon opsionin që t'i rikthejë sanksionet. Irani është i vetëdijshëm për këtë", tha Biden.

Biden, ndër të tjerat theksoi se nuk do të heqë menjëherë tarifat doganore prej 25 për qind ndaj Kinës që e zbatonte administrata e Trumpit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco