Zyrtari amerikan e pranon: ‘Po, Izraeli e ka vrarë shkencëtarin iranian’

Zyrtari amerikan e pranon: ‘Po, Izraeli e ka vrarë shkencëtarin iranian’

09:19, 03/12/2020

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Izraeli ishte prapa vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, por nuk pranoi të jepte detaje nëse administrata Trump dinte për sulmin para se të kryhej apo të siguronte mbështetje, shkruan CNN.

Zyrtari tha se në të kaluarën, izraelitët kishin ndarë informacione me SH.B.A. rreth synimeve të tyre dhe operacioneve të fshehta para se t'i kryenin, por nuk do të thoshin nëse e bënin këtë në këtë rast. Shkencëtari bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra të premten, kishte qenë një shënjestër për izraelitët për një kohë të gjatë, shtoi zyrtari.

Irani ka fajësuar Izraelin për sulmin dhe tha se operacioni përmban shenjat dalluese të agjencisë së inteligjencës së huaj të Izraelit, Mossad. Ndërsa Irani nuk ka dhënë asnjë provë të përfshirjes së Izraelit, Izraeli as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka marrë përgjegjësinë për vdekjen e Fakhrizadeh.

New York Times raportoi së pari se një zyrtar amerikan tha se Izraeli ishte pas sulmit gjatë fundjavës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco