Numri dy i qeverisë së Izraelit, Benny Gantz: Do mbështes propozimin për shpërndarjen e parlamentit

Numri dy i qeverisë së Izraelit, Benny Gantz: Do mbështes propozimin për shpërndarjen e parlamentit

08:57, 02/12/2020

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka deklaruar se aleanca e tij politike "Kaltër dhe Bardhë" do të votojë në favor të projekt-ligjit të opozitës për shpërndarjen e parlamentit izraelit (Knesset), një lëvizje që mund t'u hap rrugën zgjedhjeve të reja.

Në një konferencë për media, Gantz tha se ai do të mbështesë mocionin e propozuar nga Yair Lapid, kreu i partisë opozitare Yesh Atid.

Partia e ministrit Gantz është partner kryesor në koalicionin qeveritar të udhëhequr nga partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Aleanca u formua në muajin maj pas tre zgjedhjeve të mbajtura që nga prilli i vitit 2019, për shkak se në këto zgjedhje nuk u arrit një fitues i qartë.

Ata u pajtuan të udhëheqin qeverinë mbi një bazë rotacioni, respektivisht nga 18 muaj secili. Megjithatë, midis çështjeve të tjera ka pasur dallime edhe në lidhje me buxhetin.

Para njoftimit të ministrit Gantz, kryeministri Netanyahu në një video të postuar në llogarinë e tij në twitter kërkoi nga Gantz të kthente prapa vendimin e tij.

"Nuk është koha për zgjedhje. Tani është koha për unitet", tha Netanyahu.

Opozitari Lapid në vazhdimësi ka kërkuar mbështetje nga Gantz për të shpërbërë koalicionin e tij me kryeministrin Netanyahu, duke e akuzuar këtë të fundit për korrupsion dhe keqmenaxhim të ekonomisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco