Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së: ‘Zgjedhjet e vitit 2020 më të sigurtat në historinë amerikane’

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së: ‘Zgjedhjet e vitit 2020 më të sigurtat në historinë amerikane’

08:50, 02/12/2020

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së hodhi poshtë pretendimet e republikanëve se zgjedhjet presidenciale ishin manipuluar, duke shtuar presionin ndaj presidentit Donald Trump për të hequr dorë nga përpjekja e tij për të përmbysur fitoren e qartë të Joe Biden.

“Deri më sot, ne nuk kemi parë asnjë provë, që tregon për mashtrim në një shkallë që mund të ketë ndikuar në një rezultat tjetër në zgjedhje”, tha Barr.

Deklarata e prokurorit konfirmon atë që ekspertët e zgjedhjeve, duke përfshirë edhe të qeverisë federale, kanë deklaruar gjatë gjithë kohës.

Komentet e Barr konfirmuan përfundimet e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, inteligjencës amerikane dhe vëzhguesve të pavarur të sondazheve se zgjedhjet e vitit 2020 ishin, “më të sigurtat në historinë amerikane”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco