Pasaportë Coronavirus me deklaratën e vaksinimit, së shpejti në aeroporte

Pasaportë Coronavirus me deklaratën e vaksinimit, së shpejti në aeroporte

10:15, 01/12/2020

E ardhmja e fluturimeve  gjatë koronavirusit do të thotë që të pajisesh me një pasaportë për të treguar se je vaksinuar kundër COVID-19.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror është në përfundim të një pasaporte dixhitale për COVID-19 që do të përfshijë informacione në lidhje me testimin e udhëtarit për COVID-19 dhe vaksinimet, që duhet të jenë të verifikueshme nga laboratorët, linjat ajrore dhe agjencitë qeveritare, sipas një raporti të dalë së fundmi.

“Testimi është çelësi i parë për të mundësuar udhëtime ndërkombëtare pa masa karantine. Çelësi i dytë është infrastruktura globale e informacionit, e nevojshme për të menaxhuar në mënyrë të sigurt, për të verifikuar të dhënat e në përputhje me identitetin e udhëtarëve dhe kërkesat e kontrollit të kufirit, "tha Shefi Ekzekutiv i IATA, Alexandre de Juniac në një deklaratë, duke shpjeguar:

" Ne do ta nxjerrim këtë në treg në muajt e ardhshëm për të përmbushur gjithashtu nevojat e korridoreve të udhëtimit dhe të strukturave të shëndetit publik, që po fillojnë punën. "

"TheHill" ishte e para që raportoi lajmet se pasaporta dixhitale COVID-19 është në zhvillim e sipër.

Pasaporta COVID-19 do të sigurojë një itinerar shëndetësor ku identifikohen qëndrat e testimit dhe laboratorët për pasagjerët në vendin e tyre të nisjes dhe do të garantojë udhëtarët që të udhëtojnë të sigurtë për në destinacionin e tyre pa kufizime të tilla si karantina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco