Amazona e Brazilit: Shpyllëzimi arrin nivelin më të lartë në 12 vjet

Amazona e Brazilit: Shpyllëzimi arrin nivelin më të lartë në 12 vjet

09:53, 01/12/2020

Shpyllëzimi i pyjeve të Amazonës në Brazil është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008, raporton agjencia hapësinore e vendit (Inpe).

Një total prej 11,088 km katrorë pyje u shkatërruan nga gushti 2019 deri në korrik 2020. Kjo është një rritje prej 9.5% nga viti i kaluar.

Amazona është një “magazinë” vitale karboni, që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Shkencëtarët thonë se ajo ka pësuar humbje me një ritëm të përshpejtuar që kur Jair Bolsonaro mori detyrën në janar 2019.

Presidenti brazilian ka inkurajuar aktivitetet e bujqësisë dhe të minierave në pyjet më të mëdha në botë.

Amazona është streha e rreth tre milion specieve të bimëve dhe kafshëve dhe e një milion indigjenëve, autoktonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco