Turqi, ndalohen 82 ushtarakë të tjerë për grushtin e shtetit ndaj Erdogan

Turqi, ndalohen 82 ushtarakë të tjerë për grushtin e shtetit ndaj Erdogan

07:44, 01/12/2020

Stamboll - Turqia urdhëroi ndalimin e 82 personave, personel ushtarak, në një operacion që kishte në shënjestër mbështetësit e predikuesit mysliman Gylen, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016, shkruan Reuters.

Operacionet që kanë në shenjëstër rrjetin e klerikut me qendër në SHBA, Fethullah Gylen kanë vazhduar të goditen prej katër vjetësh, që nga përpjekja për grusht shteti në korrik 2016. Gylen e ka mohuar përfshirjen në përpjekjen për grushtin e shtetit, në të cilënn u vranë rreth 250 njerëz.

Operacioni i së martës u përhap në 39 provinca dhe 63 njerëz janë arrestuar tashmë, njoftonte Anadolu. Nga të dyshuarit, 70 ishin në detyrë.

Ndalimet u urdhëruan nga kryeprokurori në provincën bregdetare perëndimore të Izmirit, thoshte Anadolu sipas Reuters,  duke shtuar se gjithashtu se u ndërmorën hapa për të shkarkuar 848 nga personeli ushtarak, duke përfshirë oficerë të rangut të lartë, për lidhje me rrjetin.

Që nga përpjekja e grushtit të shtetit, rreth 80,000 njerëz janë mbajtur në pritje të gjyqit dhe rreth 150,000 nëpunës civilë, personel ushtarak dhe të tjerë janë shkarkuar ose pezulluar. Më shumë se 20,000 njerëz janë dëbuar vetëm nga ushtria turke.

Javën e kaluar, një gjykatë turke dënoi udhëheqësit e përpjekjes për grusht shteti me burgim të përjetshëm,  qindra oficerë të ushtrisë, pilotë dhe civilë mbi përpjekjen e dështuar për të rrëzuar Presidentin Tajip Erdogan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco