Një punonjës i njësisë përgjegjëse për sigurinë personale të presidentit të Rusisë, Mikhail Zakharov, ka kryer vetëvrasje gjatë orarit të punës.
“Punonjësi bëri vetëvrasje gjatë shërbimit. Po bëhet një kontroll,” tha një bashkëbisedues i agjencisë së lajmeve ruse TAS.
Disa media ruse pohojnë se bëhet fjalë për truprojën e Vladimir Putinit, por agjencia e lajmeve TAS tha se burimi i tyre mohoi që punonjësi të shërbente në njësinë përgjegjëse për sigurinë personale të presidentit.
© SYRI.net