Presidenti i zgjedhur pëson frakturë në këmbë/ Trump poston pamjet dhe i uron shërim të shpejtë

Presidenti i zgjedhur pëson frakturë në këmbë/ Trump poston pamjet dhe i uron shërim të shpejtë

17:04, 30/11/2020

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ka pësuar dy thyerrje të lehta në këmbë ndërsa po luante me një nga qentë e tij të dielën.

Mjeku tha se mund t’i duhet të mbajë një “çizme mbrojtëse” për disa javë.

Zyra e zotit Biden tha se ai rrëshqiti të shtunën, ndërsa të dielën, presidenti i zgjedhur 78-vjeçar nga radhët e Partisë Demokratike, bëri një radioskopi të këmbës së dëmtuar.

Mjekët fillimisht menduan se bphej fjalë vetëm për një ndrydhje tpë kyçit të këmbës, por urdhëruan megjithatë një kontroll më të hollësishëm.

Mjeku i tij personal, Kevin O'Connor, tha se “një skanim shtesë nxori në pah se ai kishte pësuar dy thyerje të lehta në këmbë”.

Pas fitores ndaj presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Joe Biden do të jetë personi më i moshuar ndonjëherë që merr detyrën kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Shëndeti i tij ka të ngjarë të ndiqet nga afër si nga aleatët ashtu edhe nga kundërshtarët.

 

 

Presidenti Trump, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe po konteston rezultatet në gjykatë, i uroi zotit Biden shërim të shpejtë nëpërmjet një postimi në rrjetin twitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco