Apple gjobitet në Itali për mashtrim të konsumatorëve

Apple gjobitet në Itali për mashtrim të konsumatorëve

13:18, 30/11/2020

Autoriteti i konkurrencës së Italisë të hënën ( 30 nëntor) gjobiti. Apple me 10 milion € për mashtrim të konsumatorëve në lidhje me rezistencën ndaj ujit të iPhone-ve të saj.

Apple reklamoi disa modele iPhone si rezistente ndaj ujit deri në 30 minuta, madje edhe disa metra nën ujë, por nuk e bëri të qartë se kjo është e vërtetë vetëm në kushte specifike (ujë i pastër në një laborator), të cilat nuk janë aspak reale.

Mbikëqyrësi italian gjithashtu sanksionoi Apple për mashtrim në lidhje me fushën e garancisë së saj të produktit, i cili përjashton dëmet e shkaktuara nga lëngjet dhe për refuzimin e ndihmës pas shitjes për atë lloj dëmi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco