Një angleze që kishte udhëtuar në Evropë për gjashtë vjet, zhduket në Pirenej

Një angleze që kishte udhëtuar në Evropë për gjashtë vjet, zhduket në Pirenej

13:06, 30/11/2020

Një grua britanike, e cila ka kaluar gjashtë vjet duke udhëtuar nëpër Evropë, është zhdukur ndërsa ishte në një turne vetëm ecjeje nëpër Pirenejt e Francës.

Esther Dingley, 37 vjeçe kishte udhëtuar me partnerin e saj, Dan Colegate, që nga viti 2014, aventura udhëtimi në çifti të dokumentuara mirë në një blog dhe në shtypin kombëtar.

Tani ajo kishte filluar një udhëtim vetëm prej një muaji dhe u zhduk.

Dingley, me origjinë nga Durham, kishte marrë furgonin e tyre në aventurën e nisur vetëm, që pritej të mbaronte të mërkurën, ndërsa partneri i saj qëndroi në Gascony, Francë.

Një kërkim urgjent tani është në proces pasi Dingley foli për herë të fundit me Colegate përmes ËhatsApp të dielën e kaluar kur ajo ishte në majë të Pic de Sauvegarde në kufirin franko-spanjoll.

Sipas tij, ata diskutuan se sa të entuziazmuar ishin kur panë njëri-tjetrin pasi ajo ishte nga fundi i udhëtimit para se të kthehej me makinë.

Një ditë më parë, Dingley kaloi nëpër Benasque të Spanjës dhe planifikoi të kalonte natën e së dielës në Refuge Vénasque në Francë. Ajo u pa për herë të fundit rreth orës 4 të shtunën e kaluar dhe Colegate tha se nuk kishte më asnjë shenjë prej saj që nga ajo kohë.

Peloton de Gendarmerie de Haute Montagne konfirmoi se po kërkonte për Dingley.

Në një postim në Facebook të shtunën, Colegate publikoi fotografinë e e fundit që Dingley i dërgoi para se ajo të zhdukej.

Çifti, që ka qenë  bashkë për 18 vjet, ndërmori udhëtimet në 2014 me pesë qentë e vet pasi Colegate pothuajse vdiq nga një infeksion pas një operacioni.

Ata rregullisht postonin në lidhje me aventurat e tyre në blogun e tyre, Esther dhe Dan, dhe shtatë ditë më parë ata u paraqitën në një artikull të BBC duke diskutuar se si e këmbyen karrierën e tyre dhe një shtëpi të përhershme, me makina nëpër male, lugina dhe vija bregdetare të Evropës.

Colegate tha se ai ishte bashkuar me ekipet e policisë franceze duke përdorur helikopterë dhe qen për kërkimin e Dingley. "Ajo gjithmonë përpiqej të mbante kontakte, por nganjëherë gjatë ngjitjeve ishte pa kontakt për ca ditë," tha ai. "Po kjo nuk po duket gjë e mirë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco