Masakër në Nigeri, 110 persona vriten barbarisht nga Boko Haram

Masakër në Nigeri, 110 persona vriten barbarisht nga Boko Haram

12:01, 30/11/2020

Një masakër "e tmerrshme" kundër fermerëve në Nigerinë verilindore vrau të paktën 110 njerëz, më parë u dhanë raporte të ndryshme njëherë 43 dhe më pas 70 persona, njofton KB.

Vrasjet ndodhën në fshatin Koshobe dhe bashkësi të tjera rurale në zonën e qeverisjes lokale Jere pranë Maiduguri, kryeqyteti i shtetit Borno.

Sipas raportimeve të milicisë anti-xhihadiste, dyshohet se xhihadistët i lidhën punëtorët e bujqësisë dhe ua çanë fytin me mjete të ftohta.

 “Nuk ka dyshim se është dora e Boko Haram që vepron në zonë dhe sulmon shpesh fermerët”, tha udhëheqësi i milicisë Babakura Kolo, i cili ndihmoi të mbijetuarit.

Presidenti nigerian Muhammadu Buhari, i cili mori detyrën në 2015 duke premtuar të rregullojë krizën e sigurisë, denoncoi masakrën e fundit.

“Unë dënoj vrasjen e fermerëve tanë të zellshëm nga terroristët në shtetin Borno. I gjithë vendi është dëmtuar nga këto vrasje të pakuptimta, "tha presidenti përmes zëdhënësit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco