Irani mban sot ceremoninë e varrimit të shkencëtarit të vrarë

Irani mban sot ceremoninë e varrimit të shkencëtarit të vrarë

11:38, 30/11/2020

Në Iran është zhvilluar ceremonia e varrimit të shkencëtarit të lartë bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në një sulm, për të cilin Teherani e ka fajësuar Izraelin.

Televizioni shtetëror transmetoi ceremoninë më 30 nëntor, duke treguar arkivolin e Fakhrizadeh, të mbështjellë me një flamur iranian në një zonë jashtë ministrisë së Mbrojtjes në Teheran.

Zyrtarët, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Amir Hatami, morën pjesë në ceremoni, të ulur larg njëri-tjetrit dhe me maska mbrojtëse për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fakhrizadeh u vra në një pritë të stilit ushtarak më 27 nëntor në periferi të Teheranit. Irani ka fajësuar Izraelin për sulmin. Ndërsa Izraeli nuk ka pranuar të komentojë.

Asnjë vend nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, e cila është parë si një përpjekje për të përçarë Teheranin ndaj çdo përpjekjeje për të prodhuar armë bërthamore. Irani ka insistuar që programi i tij bërthamor është për qëllime civile.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco