Shpërthen vullkani në ‘Unazën e Zjarrtë’

Shpërthen vullkani në ‘Unazën e Zjarrtë’

10:52, 30/11/2020

Një vullkan indonezian ka shpërthyer sot duke ngritur një tymnajë rreth 4 kilometra të lartë, duke rrezikuar fluturimet e aeroplanëve në të gjithë zonën.

Bëhet fjalë për vullkanin Ili Lewotolok, që ndodhet në pjesën jug-lindore të arkipelagut aziatik. Autoritetet kanë bllokuar fluturimet dhe paralajmëruar popullsinë që të mos afrohet në një rreze prej 4 kilometrash, sepse ekziston rreziku i një ”lumi” llave që mund të zbresë nga vullkani, edhe pse ajo e vendit nuk është shumë e populluar, dhe në fakt nuk regjistrohen viktima.

Indonezia ka në territorin e saj rreth 130 vullkane aktivë, në të ashtuquajturin “Unazën e Zjarrtë”, një nga zonat vullkanike dhe sizmike më aktive në botë.    

Në vitin 2018, shpërthimi i  vullkanit Krakatau në det shkaktoi një cunami me një bilanc tragjik, ku rreth 400 persona humbën jetën

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco