FOTOLAJM/ Australia dhe Kina përplasen për këtë montazh

FOTOLAJM/ Australia dhe Kina përplasen për këtë montazh

10:39, 30/11/2020

Australia deklaroi se Kina duhet të kërkojë falje pas postimit të një fotoje false në llogarinë qeveritare në Twitter.

Në foton e postuar nga zyrtarët kinezë shihet një ushtar australian, teksa vret një fëmijë afgan. “Mos ki frikë, po vijmë të sjellim paqe,” lexohet në foto.

Kryeministri australian, Scott Morrison tha se Pekini duhet të ndjehet i turpëruar nga ky montazh.

Kina e postoi foto-montazhin pasi një raport zbuloi se ushtarët australianë kanë vrarë 39 civilë afganë gjatë viteve 2009-2013. Ka raportime se mes viktimave ishin edhe dy fëmijë.

Tensionet mes Australisë dhe Kinës mbeten të larta. Kjo për shkak se Australia ishte e para që kërkoi hetime për Kinën për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco