Përmbytje të mëdha janë shënuar në Sardenja të Italisë, ku deri më tani mediat italiane raportojnë se 3 persona kanë humbur jetën, kurse të tjerët janë zhdukur.
Dy nga viktimat janë një grua e moshuar e cila ngeli e bllokuar në një bodrum dhe një fermer i cili ngeci brenda automjetit të tij, ndërsa detajet e viktimës së tretë janë ende të panjohura.
Dëmet në infrastrukturë janë po ashtu të konsiderueshme, me ura dhe rrugë të shkatërruara.
Autoritetet lokale shpallën gjendjen e emergjencës, ndërsa ekipe të Kryqit të Kuq kanë zbritur në terren për t’ju ardhur në ndihmë ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Nuk është hera e parë që Italia preket nga përmbytjet. /K.H/Syri.net/
© SYRI.net