Sulm me bombë në Afganistan, raportohen 31 viktima

Sulm me bombë në Afganistan, raportohen 31 viktima

13:05, 29/11/2020

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 24 janë plagosur në një sulm me autobombë në provincën Ghazni të Afganistanit, njofton (AA).

Sulmi u krye me një makinë të ngarkuar me bombë pranë një ndërtese të sigurisë publike në provincën Ghazni të Afganistanit, njoftoi një zyrtar afgan duke folur në kushte anonimiteti.

Zyrtari deklaroi se 31 persona humbën jetën në sulm dhe 24 u plagosën.

Siç njoftohet, sulmi është kryer me një automjet të blinduar të tipit Humvee, i cili ishte i mbushur plotësisht me eksploziv, ndërsa në ndërtesë kishte njësi të komandove.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco