Qeveria e re e Malit të Zi, me Dritan Abazin zv. kryeministër dhe asnjë ministër shqiptar

Qeveria e re e Malit të Zi, me Dritan Abazin zv. kryeministër dhe asnjë ministër shqiptar

14:07, 27/11/2020

I caktuari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, paraqiti propozimin përfundimtar për përbërjen e qeverisë.

‘’Vendosa të kem një nënkryetar dhe ai nënkryetar është Dritan Abazoviq’’, kështu deklaroi  Krivokapiq, transmeton Ulqini Online.

Krivokapiq prezantoi edhe propozim emrat e ministrave të rinj. Në këtë mënyë, ministrat e rinj sipas ministrive do të jenë:

Ministrja e Mbrojtjes  – Olivera Injac

Ministri i Punëve të Brendshme  -Sergej Sekuloviq

Ministri i Punëve të Jashtme – Gjjorgje Raduloviq

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale  -Milojko Spajiq

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve –  Vesna Bratiq

Ministrja e Shëndetësisë – Jelena Boroviniq Bojoviq

Ministri i Zhvillimit Ekonomik – Jakov Milatoviq

Ministri i Investimeve Kapitale  – Mladen Bojaniq

Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias  – Tamara Srzentiq

Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor  – Ratko Mitroviq

Në qeverinë e re të Malit të Zi nuk do të jenë pjesë e koalicionit subjektet politike shqiptare dhe në këtë mënyrë nuk do të kemi as edhe një post ministror që ju përket subjekteve politike shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco