VIDEO/ E paparë në Tajvan, ligjvënësit rrihen me grushte dhe zorrë derri

VIDEO/ E paparë në Tajvan, ligjvënësit rrihen me grushte dhe zorrë derri

12:30, 27/11/2020

 

Ligjvënësit në Tajvan janë përplasur mes njëri tjetrit mbi projektligjin e lehtësimit e importit të mishit të derrit nga SHBA-ja.

Ata thonë se një vendim i fundit i qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit amerikan që përmban ractopamine një substancë e ndaluar në BE dhe Tajvan është një kërcënim shëndetësor.

Partia në pushtet e mohon akuzën dhe bëri thirrje për një kthim në debatin racional.

Nuk është e pazakontë që përleshjet të shpërthejnë në parlamentin e Tajvanit.

Ligjvënësit nga partia kryesore e opozitës së Tajvanit Kuomintang (KMT) hodhën kova me zorrë derri drejt Kryeministrit Su Tseng-chang.

Mes  ligjvënësve të KMT dhe Chen Po-wei nga Partia e vogël e Ndërtimit të Shtetit të Tajvanit kishte edhe përleshje fizike, sipas agjensisë Reuters.

Fundjavën e kaluar në demonstratat vjetore të "Luftës së Vjeshtës", protestuesit mbajtën lart një derr gjigand të fryrë në kundërshtim me importet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco