Gruaja britanike i bën gjëmën supermarketit

Gruaja britanike i bën gjëmën supermarketit

11:05, 27/11/2020

Dëmtime të mëdha u shkaktuan në një supermarket britanik nga një grua e cila hyri në dyqan dhe filloi të thyejë shishe vere dhe pije të tjera.

Sipas New York Post incidenti i çuditshëm ndodhi të mërkurën e kaluar në zonën e Stevenage të Anglisë.

E veshur me një xhup me kapuç, pantallona të gjëra dhë një çantë shpine, gruaja hyri në supermaketin zinxhir Aldi ku ju drejtua rafteve me pije dhe filloi ti thyej ato duke krijuar një pesiazh shkatërrimi dhe pellgje alkooli.

Në video që po bëjnë xhiron në media sociale janë marrë nga klientët e dyqanit dhe në një moment gruaja rrëshqet dhe bie në gotat e thyera, duke prerë dorën.

Lëndimi, megjithatë, nuk e shkurajoi atë dhe ajo vazhdoi të thyejë shishet me dorën tjetër. 

"Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë, "  dëgjohej një njeri në kamera.

Më vonë, sipas raportit, një oficer policie erdhi dhe shoqëroi gruan jashtë dyqanit. 

Gruaja  u arrestua dhe u dërgua në spital për të mjekuar plagën e saj.

Shkaqet e ... "sulmit" ndaj shisheve mbeten të paqarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco