Cher do të udhëtojë drejt Pakistanit për të ndihmuar 'elefantin më të vetmuar në botë'

Cher do të udhëtojë drejt Pakistanit për të ndihmuar 'elefantin më të vetmuar në botë'

10:43, 27/11/2020

Këngëtarja dhe aktorja ikonike Cher, do të vizitojë Pakistanin ditën e sotme për të festuar largimin e Kaavan, i quajtur "elefanti më i vetmuar në botë".

Ai shumë shpejti do të largohet kopshti zoologjik për kushte më të mira, pas shumë viteve diskutim nga grupet e të drejtave të kafshëve dhe aktivistët.

Elefanti ka lënguar në kopshtin zoologjik për 35 vjet dhe ka humbur partneren e tij në 2012.

Ai u diagnostikua nga veterinerët si mbipeshë dhe i kequshqyer, në fillim të këtij viti, dhe gjithashtu me probleme në sjellje.

Elefanti do të niset për në Kamboxhia këtë të dielë.

Cher, mori çështjen e Kaavan dhe ka qenë një zë i lartë që u ngrit për zhvendosjen e tij. 

'Four Paws', i cili shpesh kryen misione shpëtimi kafshësh, ka siguruar trajtimin mjekësor të nevojshëm para se Kaavan të mund të udhëtojë. 

Edhe pasi të jetë në Kamboxhia, ai do të kërkojë për vite me radhë ndihmë fizike dhe madje dhe psikologjike.

Për shkak të kushteve të tmerrshme të jetesës nga neglizhenca sistematike, gjykata e lartë e Pakistanit në maj urdhëroi mbylljen e kopshtit zoologjik 'Marghazar' në kryeqytetin e Islamabadit, ku Kaavan ka jetuar për pjesën më të madhe të jetës së tij.

Image

 Në këtë foto të datës 4 shtator 2020, Dr. Amir Khalil, një veterinar nga organizata ndërkombëtare e mirëqenies së kafshëve "Four Paws" i jep ngushëllim elefantit me emrin "Kaavan" gjatë ekzaminimit të tij në kopshtin zoologjik Maragzar në Islamabad, Pakistan.

Burimi: AP News

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco