‘SHBA do përjetojë ditët më të errëta në historinë moderne mjekësore’

‘SHBA do përjetojë ditët më të errëta në historinë moderne mjekësore’

10:51, 27/11/2020

Kjo video që shihni më poshtë tregon se si u shtua intensiteti i fluturimeve në SHBA për Ditën e Falenderimeve. Teksa miliona njerëz nxituan të mblidhen pranë familjeve të tyre, mjekët janë të shqetësuar.

Sipas Daily Mail, ata kanë paralajmëruar se “SHBA do të shohë ditët më të zeza në historinë moderne mjekësore” në javët në vazhdim. Paralajmërimin e fortë e bëri Dr. Joseph Varon.

Sipas ekspertëve, kjo lëvizje masive e njerëzve ka hedhur benzinë në zjarrin e koronavirusit. Shtrimet në spital dhe vdekjet janë shtuar ndjeshëm në SHBA, por mjekët thonë se më e keqja pritet të vijë.

Ky lajm vjen në kohën kur 95 përqind e konteve në SHBA po shohin një shpërndarje të pakontrolluar të virusit. SHBA është vendi me më shumë raste të konfirmuara të koronavirusit, mbi 13 milionë të tilla dhe mbi 269 mijë vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco