Katër nxënës nga 13-14 vjeç në Francë, nën akuzë për prerjen e kokës së profesorit

Katër nxënës nga 13-14 vjeç në Francë, nën akuzë për prerjen e kokës së profesorit

10:48, 27/11/2020

Katër nxënës adoleshentë janë akuzuar në Francë për vrasjen e Samuel Paty, përfshirë tre  se ia treguan vrasësit se cili qe mësuesi, tha një burim.

Tre nga nxënësit u akuzuan për bashkëpunim në fillim të këtij muaji për prerjen e kokës së Patit, i cili u kishte treguar studentëve të tij karikaturat e Profetit Muhamed në një orë mësimi mbi fjalën e lirë.

Tre nga katër nxënësit e akuzuar të enjten dyshohet se bënë identifikimin e Patit për vrasësin e tij, 18-vjeçarin Abdullakh Anzorov, i cili më pas e ndoqi viktimën dhe I preu kokën në një rrugë pranë shkollës së tij.

Të tre nxënësit, që janë 13 - 14 vjeç, janë akuzuar për "bashkëpunim në një vrasje terroriste", tha burimi.

E katërta është vajza e Brahim Chnina, babai i së cilës nisi një fushatë të ashpër në internet kundër mësuesit Paty ku e denonconte mësuesin për përdorimin e karikaturave  nga e përjavshmja satirike Charlie Hebdo.

Ajo është akuzuar për shpifje, pasi tregoi versionin e saj të ngjarjeve në klasë, megjithëse në të vërtetë nuk mori pjesë në orën e mësimit të tij të qytetarisë.

Vrasja e Paty ndezi një lumë zemërimi që e shtyu presidentin, Emmanuel Macron, të godiste ekstremizmin dhe dhunën islamike në një vend që u godit nga një valë sulmesh xhihadiste që nga viti 2015 dhe që ka vrarë më shumë se 250 njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco