Kush është ‘Profesori’ bashkëshorti i gruas së hekurt Angela Merkel?!

Kush është ‘Profesori’ bashkëshorti i gruas së hekurt Angela Merkel?!

10:02, 27/11/2020

 

Angela Merkel, kancelaria e Gjermanisë dhe njëherazi  gruaja më e fuqishme në botë njihet për daljet e saj në festa dhe organizime publike vetëm, pa bashkëshortin në krahë, po cili është ‘profesori’ ashtu si i pëlqente Obamës  ta thërriste?!

Joachim Sauer është burri i kancelares gjermane Angela Merkel, pa dyshim gruaja më e fuqishme në botë. Ai kurrë nuk flet për media dhe shfaqet rrallë në publik me gruan e tij. Ai inagurimin e fitores së Merkelit në 2005, e ka ndjekur nga televizori në Berlin. Një gazetë gjermane dikur tha se ai ishte po aq "i padukshëm sa një molekulë". Mbiemri i tij do të thotë "i zemëruar" ose "i thartë".

Sauer lindi më 19 Prill 1949, në qytetin e vogël të Hosena, në atë që vetëm disa muaj më vonë do të bëhej Gjermania Lindore Komuniste.

Ai u takua me Merkel në vitin 1981. Ajo ishte 27 vjeç, një studente diplomuar për fizikë. Sauer ishte 32 vjeç, duke dhënë mësim në Akademinë e Shkencave në Berlin. Të dy ishin të martuar. Martesa e Merkel me Ulrich Merkel, gjithashtu një fizikan, përfundoi në divorc në 1985.  Ndërsa martesa e Sauer mori rrugën e tatëpjetës në vitin 1983 dhe përfundimisht u nda në 1985.

Dhe fill pas kësaj fillon dhe rruga e njohjes më Angela Merkel.

Ata janë martuar në vitin 1998, për të dy ka qenë martesa e dytë. Sauer ka dy djem nga martesa e parë.

Tek Joachim Sauer nuk e gjen prezencën mediatike të tipit “First Lady” si në SHBA. Por edhe në krahasim me partneret e kancelarëve të mëparshëm, si Doris-Schröder-Kopf, gruaja e Gerhard Schröder apo Hannelore Kohl, gruaja e Helmut Kohl, bashkëshorti i Merkelit del më pak në media.

Kur në vitin 2015, u fol se Angela Merkel mund të marrë çmimin Nobel të Paqes për kulturën e mirëseradhjes ndaj refugjatëve, në qarqet e studiuesve u fol, se më parë e merr çmimin Nobel në kimi, Joachim Sauer.

Barack Obama e thërriste me dëshirë Joachim Sauer në takimet e përbashkëta “profesor”.

Më shumë dihet ajo që Merkel thotë për të: “Ne nuk flasim pa mbarim vetëm për politikën, por ai është në mënyrë jo të drejtpërdrejtë një këshilltar i mirë.” Çiftin e lidh pasioni për operan dhe natyrën, prej disa vitesh në verë ata udhëtojnë për pushime në Tirolin e Jugut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco