Australia shkarkon dhjetë ushtarë, dyshohen për vrasjen e civilëve në Afganistan

Australia shkarkon dhjetë ushtarë, dyshohen për vrasjen e civilëve në Afganistan

09:29, 26/11/2020

Autoritetet australiane kanë lëshuar urdhër për shkarkimin e së paku dhjetë pjesëtarëve të forcave speciale pas publikimit të një raporti ku thuhet se ka dëshmi të besueshme për vrasje të paligjshme në Afganistan.

Sipas raportit të pavarur që u publikua javën e kaluar, janë gjetur dëshmi për vrasjen e 39 civilëve dhe të burgosurve afganë nga 19 ushtarë australianë, shkruan Reuters.

Asnjëri nga 19 ushtarët e dyshuar nuk u identifikua në këtë raport, i cili u hartua nga një gjykatës shtetëror i caktuar nga inspektori i përgjithshëm i Mbrojtjes. Ushtarët e dyshuar tash mund t’i nënshtrohen procesit të ndjekjes penale.

Komandanti i ushtrisë australiane i kërkoi falje Afganistanit javën e kaluar pas publikimit të këtij raporti, që hedh dyshime serioze për krime të forcave speciale.

Australia dërgoi trupa për t’iu bashkuar forcave amerikane në luftën kundër talibanëve në Afganistan në kohën kur ata u rrëzuan nga pushteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco