Rusia në alarm, stuhia e akullit godet vendin

Rusia në alarm, stuhia e akullit godet vendin

09:11, 26/11/2020

Mijëra njerëz në rajonin Primorye të Rusisë në Lindjen e largët mbetën pa ngrohje dhe energji elektrike të mërkurën ndërsa autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës luftuan me pasojat e stuhisë së të akullt që goditi rajonin javën e kaluar.

Ministria e Energjisë së Rusisë njoftoi se mijëra banorë të Primorye ishin ende pa energji elektrike dhe se 3.300 njerëz në Vladivostok, kryeqyteti i rajonit, ishin ende pa ngrohje.

Rajoni u godit nga stuhia e akullt më 18 nëntor, kurse mijëra banorë të saj u zgjuan të nesërmen në apartamente të errëta dhe të ftohta. Shtresa të trasha akulli mbuluan pemët, makinat, rrugët dhe linjat elektrike, shumë prej të cilave u shembën për shkak të peshës.

"Rajoni ynë nuk është goditur nga një stuhi e tillë për 30 vjet", tha Oleg Kozhemyako, guvernatori i Primorye, në faqen e tij në Instagram.

Stuhia e akullit zgjati për disa ditë. Sipas faqes në internet të qeverisë rajonale, gati 180 mijë njerëz në Primorye nuk kishin energji elektrike, ngrohje ose ujë.

Duke komentuar situatën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov të hënën tha se stuhia e akullit ishte jashtëzakonisht e fortë dhe "shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturën urbane".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco