Presidenti Iranit: Trump ishte një mallkim, me Biden presim rikthimin e marrëdhënieve si me Obamën

Presidenti Iranit: Trump ishte një mallkim, me Biden presim rikthimin e marrëdhënieve si me Obamën

08:52, 26/11/2020

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kthehen lehtësisht në raportet që ekzistonin përpara zgjedhjes së Donald Trump si president.

Këtë e ka thënë presidenti Iranian, Hassan Rouhani, i cili shtoi se pret që marrëdhëniet mes vendeve të jenë të njëjta si në kohën e administratës së Barack Obamës, e cila firmosi marrëveshjen bërthamore me Teheranin. Megjithatë ai kërkoi një kompensim për politikat e gabuara të Trump.

“Shpresojmë që administrata e ardhshme e SHBA-ve, si hap i parë, të dënojë kategorikisht politikat e Trump ndaj Iranit. Politikat që shkelnin të drejtat e njeriut dhe politikat që ishin akte terrorizmi, këto duhet të dënohen. Qeveria e re e SHBA-ve do të duhet të kompensojë politikat e këqija që u miratuan gjatë katër viteve të fundit nga administrata e mëparshme.”, tha Rouhani.

Ai pati edhe një koment të drejtëpërdrejtë për Trump.

“Falë Zotit ky mallkim po përfundon për popujt e Lindjes së Mesme dhe atë amerikan gjithashtu.”

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, ka rritur mundësitë që Shtetet e Bashkuara t’i ribashkohen marrëveshjes mes Iranit dhe fuqive të mëdha të 2015-ës, nga e cila u hoqën sanksionet në këmbim të kontrollit ndërkombëtar të programit bërthamor të Teheranit. Tump e braktisi ujdinë në 2018-ën, duke bërë Irani të rikthehet në politikat e vjetra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco