Pandemia e koronavirusit e ka tronditur thellë njerëzim duke mos kursyer as fëmijët, kjo tronditje bëhet më e madhe kur pikërisht këto të fundit ë janë më të gëzuarit për festat e fundvitit, vënë në dyshim dhe ardhjen e babagjyshit.
Një rast i veçantë na vjen nga Britania e Madhe ku një fëmijë i është drejtuar me një letër kryeministrit, Boris Johnson.
Kryeministri britanik, Boris Johnson pasi është njohur me letrën e dërguar nga Monti, një fëmijë i vogël 8-vjeçar ku i kërkonte duke i kërkuar qartësi nëse do të vij këtë vit Santa Klaus, ka vendosur ti përgjigjet.
"I dashur Z. Johnson," shkroi Monti, "Unë jam 8 vjeç dhe po pyesja nëse ju dhe Qeveria kishit menduar për Santa-in që do të vinte këto Krishtlindje. “Nëse e lëmë pastruesin e duarve mund të vijë ai? Apo do t'i lajë duart?
"Unë e kuptoj që ju jeni shumë i zënë, por a mundeni ju dhe shkencëtarët të flisni për këtë."
Johnson e ndau këtë letër të veçantë në rrjetet e tij sociale duke thënë se ai kishte marrë "shumë letra në lidhje me këtë" dhe kishte konsultuar ekspertë për këtë çështje.
"Unë kam thirrur në telefon Polin e Veriut dhe mund t'ju them se Ati i Krishtlindjeve është gati” shkroi Kryeministri.
Kryeshefi i Mjekësisë më ka kërkuar t'ju them se, me kusht që Ati i Krishtlindjeve të sillet në mënyrën e tij të zakonshme të përgjegjshme dhe të punojë shpejt dhe në mënyrë të sigurt, nuk ka asnjë rrezik për shëndetin tuaj ose të tijin."
Z. Johnson vlerësoi gjithashtu idenë e Monti për të vendosur pastrues duarsh për Atin e Krishtlindjeve.
© SYRI.net