KKSH-ja kërkon nga Qeveria  e Serbisë ta zbatojë 'Planin 7 pikësh' të miratuar më 2013

KKSH-ja kërkon nga Qeveria e Serbisë ta zbatojë 'Planin 7 pikësh' të miratuar më 2013

17:15, 24/11/2020

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi sot mbajti takimin e përbashkët me ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror, Gordana Çomiq.

Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, tha se ka kërkuar që Qeveria ta zbatojë “Planin 7 pikësh” të miratuar nga Qeveria e Serbisë më vitin 2013.

Ai tregoi se në prani të të gjitha këshillave kombëtare të pakicave nacionale ka kërkuar nga Çomiq të distancohet nga gjuha e urrejtjes e fyerjeve të përditshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin.

Sipas tij legalizimi i përdorimit të flamurit kombëtar do të ishte hap përpara, sepse nuk i takon shtetit të përcaktojë veçoritë dhe simbolet kombëtare të komuniteteve pakicë.

Ragmi Mustafa tha se ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë është antikushtetues. Pasivizimi i vendbanimeve është jo vetëm selektiv, por edhe duhet të ndalet duke i rikuperuar ata që janë fshirë nga regjistrat civil.

Regjistrimi i popullsisë në prillin e vitit të ardhshëm mbetet një sfidë për shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkova të largohen të gjitha pengesat nga viti 2011 dhe të krijohen kushtet optimale për regjistrim edhe të shqiptarëve.

"Pas suksesit në sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore në gjuhën shqipe, duhet filluar procesin për shkollat e mesme e trajnimit të mësimnxënjes në kushtet e koronavirusit. Për më tepër duhet të ndërpresin “brain drain” dhe realizojmë pikën 6. Njohjen e ndërsjellë të diplomave dhe certifikatave profesionale Kosovë-Serbi nga marrëveshja e 4 Tetorit të nënshkruar në Uashington nga Presidenti Aleksandër Vuçiq", tha Ragmi Mustafa.

Kryetari shtoi se Këshilli Kombëtar Shqiptar do të ofrojë edhe zgjidhje kreative sa i përket kulturës e në veçanti informimit në gjuhën shqipe nga transmetuesi publik RTS, përmes produksionit.

"Ftova që bashkërisht të zgjidhim çdo problem, një për një, duke ofruar zgjidhje kreative nga Këshilli Kombëtar Shqiptar", tha Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco