Genci Nimanbegu zëvendëson Nikë Gjeloshajn në Kuvendin e Malit të Zi

Genci Nimanbegu zëvendëson Nikë Gjeloshajn në Kuvendin e Malit të Zi

14:00, 24/11/2020

Në mblehdjen e Kuvendit të Malit të Zi e cila u mbajt në Cetine u konstatua dorëheqja e Nik Gjeoshajt nga posti i deputetit dhe pritet qe në seancen e datës 2 dhjetor të emërohet për deputet Genci Nimanbegu.

Në seancën plenare pozita dhe opozita ishin mjaft konstruktive, sepse se bashku kane propozuar dhe votuar ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja parasheh qe deputetët, liria e lëvizjes së të cilëve është e kufizuar për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19 do të jenë në gjendje të votojnë në seancat e kuvendit dhe trupave të tij të punës në distancë,

Kjo mënyrë e votimit do të mund te zbatohet për herë të parë në seancën parlamentare më 2 Dhjetor, kur mandatari Zdravko Krivokapiq do të paraqes programin dhe perberjen e  qeverisë së re.

Deputeti është i detyruar të informojë Kryetarin e Kuvendit, përkatësisht trupin punues, me shkrim ose në mënyrë elektronike (e-mail), deri ne fillimin e seancës për arsyet e pjesmarrjes  nga distanca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco