Edhe 556 raste të reja me Covid në Malin e Zi

Edhe 556 raste të reja me Covid në Malin e Zi

13:53, 24/11/2020

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 1 mijë e 593 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilët  556 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. 

Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 5 viktima nga sëmundja.   

Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica, 227, 85 në Nikshiq kurse në komunën e Ulqinit janë regjistruar 23 raste. 

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 540 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.143.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco