Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se do të vizitojë Bahreinin "së shpejti" me ftesë të Princit të Kurorës Salman al-Khalifa.
Bahreini ndoqi Emiratet e Bashkuara Arabe në normalizimin e lidhjeve me Izraelin në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara që shënoi një rreshtim strategjik të Lindjes së Mesme kundër Iranit. Ndryshimi ka zemëruar palestinezët të cilët kanë kërkuar zgjidhjen e çështjes së shtetit të tyre dhe largimin e trupave izraelite nga Bregu Perëndimor.
Që nga shtatori, administrata Trump ka ndërmjetësuar marrëveshje me Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Sudanin drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre me Izraelin.
© SYRI.net