Etiopi, forcat Tigray thonë se e mposhtën qeverinë: qindra të vdekur, mijëra refugjatë

Etiopi, forcat Tigray thonë se e mposhtën qeverinë: qindra të vdekur, mijëra refugjatë

11:19, 24/11/2020

Forcat tigrayane thanë të martën se kishin shkatërruar një divizion të ushtrisë etiopiane në luftimet për të pasur nën kontroll rajonin verior, ku një luftë trejavore ka vrarë qindra njerëz dhe ka ngritur alarmin global.

Qeveria federale e mohoi këtë dhe tha se shumë ushtarë tigrayanë po dorëzoheshin në përputhje me një ultimatum 72-orësh para një sulmi ndaj kryeqytetit rajonal Mekelle.

Trupat e Kryeministrit Abiy Ahmed filluan një ofensivë kundër qeverisë lokale të drejtuar nga Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray, më 4 nëntor dhe thonë se ata po rrethohen në Mekelle në një operacion të fundit për të fituar mbi këtë konflikt.

Por Fronti i Çlirimit tha se trupat e tyre po e mbanin tutje ushtrinë federale dhe po shënonin disa fitore të mëdha.

Zëdhënësi i tyre Getacheë Reda i tha Tigray TV se një njësi prestigjioze të ushtrisë - të cilën ai e quajti divizioni i 21-të i mekanizuar - ishte shkatërruar plotësisht "në një sulm në Raya-Ëahirat të udhëhequr nga një ish-komandant i asaj njësie që tani lufton për Frontin e Çlirimit.

Mirëpo Billene Seyoum, zëdhënësi i Kryeministrit, i tha Reuters se nuk ishte e vërtetë.

Reuters nuk ka qenë në gjendje të verifikojë deklaratat e bëra nga secila palë pasi lidhjet telefonike dhe të internetit me Tigray janë prishur dhe aksesi në zonë kontrollohet rreptësisht.

Qindra njerëz kanë vdekur, dhjetëra mijëra refugjatë janë larguar në Sudan dhe ka një shkatërrim të gjerë dhe zhvendosje të njerëzve nga shtëpitë, thonë burimet.

Konflikti është përhapur në Eritrea, ku Fronti i Çlirimit ka qëlluar me raketa dhe gjithashtu preku edhe Somalinë, ku Etiopia ka çarmatosur disa qindra ushtarë tigrayanë në një forcë paqeruajtëse, që lufton me militantët e lidhur me al Kaidën, për shkak të dyshimeve se mund t’i bashkohen Frontit të Çlirimit prej nga kanë origjinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco