Joana Sanz, bukuroshja spanjolle dhe partnerja e futbollistit Dani Alves ka zbuluar detaje pikante nga marrëdhënia e tyre.
Përmes një “pyetje – përgjigje” në profilin e saj në Instagram, Sanz ka rrëfyer për ndjekësit e saj edhe jetën intime të çiftit.
“Jam spanjolle. Kam lindur në Tenerife, por një pjesë e familjes sime është siriane. Të gjithë tatuazhet e mia kanë një lidhje me dashurinë ose mungesën e saj”, rrëfen bukuroshja.
Si është Dani Alves në shtrat krahasuar me atë në fushën e lojës? “Një kampion”, shkruan ndër të tjera Sanz.
© SYRI.net