Deti Japonisë kthehet në arenë përplasjesh, luftanije ruse largon me ‘forcë’ anijen amerikane

Deti Japonisë kthehet në arenë përplasjesh, luftanije ruse largon me ‘forcë’ anijen amerikane

10:16, 24/11/2020

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se një luftanije ruse ka gjetur një luftanije amerikane të tipit “USS John S. McCain” duke operuar ilegalisht në ujërat ruse në Detin e Japonisë, por e ka ndjekur dhe e ka larguar atë nga zona.

Moska tha se forcat ruse me anijen “Admiral Vinogradov” e kanë paralajmëruar verbalisht anijen amerikane dhe kanë kërcënuar se do ta godasin atë me forcë që të largohej nga zona ku është parë.

Anija amerikane ishte kthyer menjëherë në ujërat neutrale pasi u paralajmërua, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Incidente të tilla janë të rralla, por nënvizojnë marrëdhëniet e dobëta diplomatike dhe ushtarake midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, lidhjet e të cilave po lëngojnë në një nivel të ulët të pas Luftës së Ftohtë.

Anija ruse, nga Flota e Paqësorit, kishte ndjekur shkatërruesin amerikan, për të cilin Moska tha se kishte shkelur ujërat territoriale të Rusisë në 0317 GMT duke kaluar dy kilometra përtej kufirit detar, incidenti ndodhi në Gjirin e Pjetrit të Madh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco