Tensione lufte mes Gjermanisë e Turqisë, shkak u bë ky veprim

Tensione lufte mes Gjermanisë e Turqisë, shkak u bë ky veprim

10:17, 24/11/2020

Gjithçka ndodhi teksa forcat gjermane “Hamburg” ishte duke lundruar në zonë në kuadër të misionit të përbashkët Europian “Irini” për të parandaluar dërgimin e armëve në Libi.

Teksa forcat speciale gjerman hipën në anije, qeveria turke i dërgoi një notë proteste asaj gjermane duke kërkuar bllokimin e kontrollit.

Kjo, sipas gazetës gjermane, bëri që ushtarakët të zbrisnin duke mos kryer asnjë kontroll.

Mediat turke kanë publikuar së fundmi pamje nga operacioni i gjermanëve duke theksuar se urdhri për bllokimin e anijes turke u dha nga një komandant grek.

Turqia është akuzuar vazhdimisht se po financon dhe mbështet ushtarakisht ushtrinë islamiste në Libi në luftimet kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar për marrjen e vendit nën kontroll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco