Punonjësit e morgut në Spanjë durojnë marshimin e përditshëm të vdekjes

Punonjësit e morgut në Spanjë durojnë marshimin e përditshëm të vdekjes

10:09, 24/11/2020

Barcelonë, Spanjë - Kur Marina Gomez dhe kolegia e sajnë morg hyjnë në një dhomë në një shtëpi pleqsh për të hequr trupin e një viktime me COVID-19, ato punojnë në mënyrë metodike dhe në heshtje.

Ato dezinfektojnë gojën, hundën dhe sytë për të zvogëluar rrezikun e ndotjes. E mbështjellin trupin me çarçafët e shtratit. Përdorin dy çanta të bardha për trupin, njërën brenda tjetrës dhe zinxhirët mbyllen në drejtim të kundërt: çanta e parë mbyllet nga kokë tek këmbët dhe e dyta, nga këmbët tek koka.

I vetmi tingull në dhomë është nga pëshpërima e zinxhirëve, që e largon të vdekurin për herë të fundit nga sytë.

Gomez dhe kolegët e saj punojnë për Memora, ofruesi kryesor i shërbimeve funerale në Barcelonë me zyra në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë. Ato janë pjesë e një grupi punëtorësh të domosdoshëm. Ashtu si infermierët dhe mjekët, ata e kanë parë dhe prekur marshimin e vdekjes nga virusi që tashmë ka vrarë rreth 1.4 milionë njerëz në të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco