Etiopi/ Rebelët refuzojnë ultimatumin e ushtrisë qeveritare: ‘Do të luftojmë deri në vdekje’

Etiopi/ Rebelët refuzojnë ultimatumin e ushtrisë qeveritare: ‘Do të luftojmë deri në vdekje’

10:03, 24/11/2020

Lufta civile në Etiopi është intensifikuar dhe raportohet se luftime të ashpra janë zhvilluar në afërsi të kryeqytetit Makele të rajonit Tigray.

Getachew Reda zëdhënësi I ushtrisë deklaroi se qyteti I cili ka 500 000 banorë do të armatosen për ti bërë ballë sulmit nga ushtria qeveritare e Kryeministrit Abiy Ahmed.

Që kur shpërtheu konflikti më 4 nëntor, qindra njerëz janë vrarë dhe rreth 40,000 janë larguar në Sudanin fqinj.

Udhëheqësi i rajonit disident të Etiopisë Tigray ka thënë që njerëzit e tij janë "të gatshëm të vdesin" duke mbrojtur atdheun e tyre, duke hedhur poshtë ultimatumin e Kryeministrit Abiy Ahmed që ata të dorëzohen brenda 72 orësh.

Abiy - fituesi i Çmimit Nobel të Paqes vitin e kaluar - të dielën i bëri thirrje TPLF të dorëzohej paqësisht brenda tre ditësh, duke thënë se ata ishin "në një pikë pa kthim".

Por lideri i TPLF Debretsion Gebremichael tha që Abiy po përpiqej të mbulonte pengesat që ushtria e tij kishte pësuar kundër forcave Tigrayan dhe po lëshonte kërcënime për të blerë kohë.

“Ai nuk e kupton kush jemi. Ne jemi njerëz parimor dhe të gatshëm të vdesim në mbrojtje të së drejtës sonë për të administruar rajonin tonë, "tha Debretsion të hënën.

Amnesty International ka dokumentuar vrasje masive të njerëzve në qytetin jugperëndimor të Mai-Kadra.

Këshilli i Sigurimit i KB do të mbajë të martën takimin e tij të parë mbi konfliktin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco