Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, pritet të dalë të hënën nga spitali Evangelismos i Athinës, disa ditë pasi u kurua për Covid-19.
Gazeta greke Kathimerini shkruan se Janullatos u shtrua në Evangelismos të Athinës më 11 nëntor, i transportuar me avion ushtarak nga Tirana për në Greqi.
Kryepeshkopi Janullatos, 91 vjeç, do të qëndrojë në izolim në shtëpi, në përputhje me udhëzimet shëndetësore.
© SYRI.net