Nuk mjafton Koronavirusi. Gripi i shpendëve, i cili u shfaq në Hollandë në fund të muajit tetor, është përhapur në shumë pjesë të vendit.
Siç njoftojnë mediat e huaja, më shumë se 500 mijë pula janë therur në fermat e pulave në vend, përcjell Ora Neës.
Ekziston rreziku i kontaktit
Sipas Ministrisë Hollandeze të Bujqësisë ekziston rreziku i përhapjes së gripit të shpendëve tek njerëzit. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se virusi, i cili gjithashtu gjendet në zogj të ngordhur dhe jashtëqitje, mund të transmetohet në zona të mëdha përmes këpucëve të njerëzve që i shkelin ato.
NDALOHET TRANSPORTI
Sipas raportit të BBC, Ministria Hollandeze e Bujqësisë shpalli një ndalim transporti për këto ferma. Transportimi i shpendëve, vezëve dhe plehut organik të shpezëve do të ndalohet deri në një njoftim tjetër. Ndalimi i transportit përfshin gjithashtu produkte të tjera blegtorale dhe shtazore nga fermat e pulave, raporton Ora Neës.
Sa i përket Covid-19, nga nisja e pandemisë, Holanda regjistron 484,648 të infektuar dhe 8,891 viktima.
© SYRI.net