Joe Biden zgjedh Antony Blinken si Sekretar të Shtetit

Joe Biden zgjedh Antony Blinken si Sekretar të Shtetit

08:05, 23/11/2020

Një njeri superbesnik në krye të Departamentit të Shtetit. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zgjedh Anthony Blinken, 58 vjeç, si kreun e ri të diplomacisë amerikane.

 

Lajmi pritet të konfirmohet ditën e nesërme. Por mediat kryesore amerikane e kanë bërë zyrtare që gjatë fundjavës

 

Zëvendës Sekretari i Shtetit në vitet 2015 dhe 2017 kur DASH drejtohej nga John Kerry, ish këshilltar kryesor i sigurisë kombëtar në presidencën e Barak Obamas, ai bëri hapat e tij të parë në Departamentin e Shtetit në kohën e administratës së Bill Clinton. Pra, Blinken i njeh në mënyrë të përsosur dosjet kryesore.

Gjatë fushatës elektorale ai ishte këshilltari kryesor i kandidatit demokratik i cili tani gjithashtu e zgjedh atë për të dërguar një sinjal të saktë: përparësia e administratës së re do të jetë marrëveshjet e reja dhe rindërtimi i aleancave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco