Georgia/ Gjenden vota të panumëruara, Trump  ngushton diferencën

Georgia/ Gjenden vota të panumëruara, Trump ngushton diferencën

09:54, 17/11/2020

 

Mbi 2.600 vota të panumëruara janë gjetur në Georgia të Shteteve të Bashkuara gjatë procesit të rinumërimit. Sidoqoftë, kjo nuk pritet ta ndryshojë fituesin.

Sipas rezultatit zyrtar, demokrati Joe Biden ka rreth 14.000 vota epërsi ndaj republikanit Donald Trump në Georgia, shkruan Daily Mail

Sidoqoftë, besohet se Trumpi mund ta ngushtojë epërsinë për rreth 800 vota, pasi nga votat e panumëruara, 1.643 ishin për presidentin në largim, ndërsa 855 për ish-nënpresidentin Biden.

Besohet që këto vota mbetën pa u numëruar pasi zyrtarët e zgjedhjeve nuk i përditësuan të dhënat

“Nuk është çështje e pajisjes, kjo ka të bëjë me një rast ku një person nuk e bën punën si duhet”, tha Gabriel Sterling, menaxher i sistemit të votimit në Georgia.

“Është shumë shqetësuese, por nuk duket se ka qenë problem i gjerë. Më vjen mirë që auditimi e zbuloi këtë dhe është e rëndësishme që të gjitha votat të numërohen”, tha Luke Martin, përfaqësues i Partisë Republikane në rajonin ku u gjetën parregullsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco