Pentagoni fillon tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe Iraku

Pentagoni fillon tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe Iraku

09:10, 17/11/2020

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka filluar planet për tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe Iraku, konfirmoi Fox News.

Pentagoni ka dhënë urdhra për t'u përgatitur për tërheqjen e mëtejshme nga Afganistani dhe Iraku para 20 janarit, kur ekipi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka përcaktuar se Presidenti i zgjedhur Biden do të betohet, kanë thënë zyrtarë të lartë të mbrojtjes të SHBA.

Numri i trupave në Afganistan do të bjerë në 2500 nga niveli aktual prej rreth 4500, por jo plotësisht në zero siç ishte pasur frikë.

Në Irak, Presidenti Trump ka të ngjarë të urdhërojë që 500 trupa të largohen, duke e ulur numrin e trupave atje në rreth 2500.

Presidenti Trump bëri fushatë për t’i përfunduar "luftërat e pafundme në Irak dhe Afganistan".

Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper u shkarkua nga Trump me një mesazh në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco