Pas 5 muajsh luftë shuhet zjarri në pusin e naftës në Indi

Pas 5 muajsh luftë shuhet zjarri në pusin e naftës në Indi

11:36, 16/11/2020

Një zjarr masiv që ka shpërthyer në një pus nafte është arritur të shuhet pas 5 muajsh në Indinë Lindore.

Inxhinierët e Oil India kanë luftuar me flakën në Assam që nga një shpërthim në qershor,zjarri ka lëshuar sasi të mëdha emetimesh të gazit natyror.

Ekspertë nga Singapori, SH.B.A. dhe Kanada u bashkuan me përpjekjet për të përmbajtur ferrin, dhe zëdhënësi i Oil India pasi ishte njoftuar edhe shuarja e zjarrit

Nga shpërthimi kanë humbur jetën 3 punonjës të kompanisë naftë nxjerrëse.

Mijëra fshatarë në rrethin e Tinsukia u zhvendosën për në kampet e ngritur nga autoritete e emergjencës.

Fusha e naftës në Baghjan është ngjitur me parkun kombëtar Dibru-Saikhowa dhe habitatin e ligatinave të disa specieve të rrezikuara, përfshirë tigrat dhe elefantët janë në rrezik.

Instituti i Kafshëve të Egra të Indisë tha në një raport të korrikut se derdhja e naftës kishte sjellë një "ndikim në shkallë të gjerë" në jetën lokale të bimëve dhe kafshëve.

Dëmi nga zjarri i ka kushtuar Oil India më shumë se 30.5 milion dollarë nga fundi i shtatorit, sipas rezultateve financiare tremujore të firmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco