Paris, kërkohet që disa dyqane të hapen më 27 nëntor për 'Të premten e Zezë'

Paris, kërkohet që disa dyqane të hapen më 27 nëntor për 'Të premten e Zezë'

10:11, 16/11/2020

Paris  - Politikania e ngarkuar me rajonin më të madh të Parisit tha të hënën se qeveria franceze duhet të lejojë që disa dyqane të hapen në kohë për ditën e madhe të pazareve, më 27 nëntor, "Të premten e Zezë".

"Ato nevojitet të hapen nga 27 nëntori e tutje, që është 'E premtja e Zezë'", tha Valerie Pecresse për BFM TV, duke argumentuar se dyqanet më të vogla të Parisit ndryshe do të vuanin nga konkurrenca me kompanitë gjigante të shitjes me pakicë në internet.

Franca është në mes të bllokimit të saj të dytë kombëtar që synon të frenojë përhapjen e virusit COVID-19, pas një mbylljeje të mëparshme që zgjati nga marsi deri në maj.

Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron ka caktuar një afat, 1 dhjetorin për këtë bllokim, megjithëse ka thënë se mund ta zgjasë përtej kësaj nëse ndjen se infeksionet nuk bien aq shpejt sa duhet.

Qeveria po vihet nën presion nga dyqanet dhe bizneset për të lehtësuar kufizimet në kohë për periudhën e blerjeve të Krishtlindjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco