Obama nuk pranon post në administratën Biden: Do të më lërë gruaja nëse e pranoj

Obama nuk pranon post në administratën Biden: Do të më lërë gruaja nëse e pranoj

09:35, 16/11/2020

Ish-presidenti Barack Obama nuk do ta pranojë një vend në administratën e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një intervistë sot për CBS, duke iu përgjigjur pyetjes se si do ta ndihmojë Biden kur ai të marrë detyrën në janar, ai tha se Biden nuk ka nevojë për këshillën e tij.

“Unë do ta ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme. Nuk e kam ndërmend të filloj papritmas të punoj si një anëtar i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë ose diçka si kjo,” tha Obama.

Obama sjell në mëndje edhe kundërshtimet që kishte me gruan e tij, Michelle kur vendosi të garonte për zgjedhjet presidenciale në SHBA për faktin që kishte garuar për Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve dhe një nga garat e kishte humbur.

"Unë nuk dua që ti të kandidosh për president Zoti, Barack, kur do të jetë e mjaftueshme?- Dhe pastaj ajo doli nga dhoma”-  tha Obama.

I pyetur nëse do të merrte parasysh një post në administratë, ai tha se nuk do të bënte kurrë disa gjëra pasi gruaja e tij Michelle do ta linte menjëherë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco