Komisioneri i BE kërcënon me ndalim, firmat amerikane të teknologjisë

Komisioneri i BE kërcënon me ndalim, firmat amerikane të teknologjisë

09:21, 16/11/2020

Kompanitë e  teknologjisë mund të ndalohen nga tregu evropian nëse nuk i kushtojnë vëmendje rregullave të BE, tha shefi i Industrisë së Evropës, Thierry Bretonm për të përjavshmen gjermane Ëelt am Sonntag, në një kohë kur Komisioni Evropian po përfundon rregullat për kompanitë e internetit.

Breton do të shpallë projektin e rregullave të reja të njohura si Akti i Shërbimeve Dixhitale dhe Akti i Tregjeve Dixhitale së bashku me Komisioneren evropiane të Konkurrencës, Margrethe Vestager, më 2 Dhjetor.

Rregullat do të përcaktojnë një listë të gjërave që duhet të bëni dhe ato që nuk duhet të bëjnë kompanitë online me fuqi në treg,  duke i detyruar ato të ndajnë të dhëna me rivalët dhe rregullatorët dhe të mos promovojnë padrejtësisht, shërbimet dhe produktet e tyre.

Projekt-rregullat e reja vijnë si kritikë ndaj gjigandëve të teknologjisë amerikane, kompani dhe organe të industrisë, pasi u vunë në dyshim vendimet e BE-së kundër “ Google Alphabet” të GOOGL.O, duke thënë se ato nuk e kanë frenuar sjelljen e saj gjoja anti-konkurruese.

Disa duan që ligjzbatuesit e BE-së të shkojnë më larg sesa thjesht të urdhërojnë kompanitë të ndalojnë praktika të tilla.

Projekt rregullat duhet të lejojnë BE-në të ndalojë kompanitë ose një pjesë të shërbimeve të tyre nga blloku 27 vendesh, si një masë ekstreme.

"Rregullat e rrepta duhet të jenë të zbatueshme", tha Breton për Ëelt am Sonntag.

"Për këtë ne kemi nevojë për arsenalin e duhur të masave të mundshme: Vendosni gjoba, përjashtoni kompanitë ose pjesë të shërbimeve të tyre nga Tregu i Vetëm”.

Ai shtoi se këto sanksione do të zbatoheshin vetëm për kompanitë që nuk respektojnë rregullat e BE dhe se masat më të ashpra do të përdoren vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco