Numri dy i Al Kaedas është ekzekutuar në rrugët e Iranit. Ai ishte me vajzën e tij, kur u vra nga agjentët izraelitë. Sipas Daily Mail, ai u vra nga një njësi e Mosadit, pasi morën informacione nga inteligjenca amerikane.
Ai u vra për shkak se kishte informacione se do merrte drejtimin e Al Kaedas dhe do organizonte disa sulme.
Themeluesi i Al Kaedas, Abdullah Ahmed Abdullah u vra 22 vite pasi organizoi sulmet në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, ku u vranë 224 persona dhe u plagosën mijëra. Ai fshihej pas emrit Abu Muhammad al-Masri.
Sipas NY Times, ai u vra nga agjentët izraelitë më 7 gusht.
Vdekja e tij akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe emri qëndron në listën e FBI si terroristi më i kërkuar. Për kokën e tij është vendosur një shumë prej 10 milionë dollarësh. Irani nuk e ka pranuar vrasjen.
Akoma nuk dihet roli i amerikanëve në këtë vrasje, por mendohet se ata kanë gjurmuar lëvizjet e tij në Iran prej vitesh. Gazeta amerikane shkruan se vdekja e tij kishte mbetur sekret deri më tani.
Madje Irani ndryshoi identitetet e tyre kur krimi u raportua në media. Sipas medieve, viktimat ishin Habib Daoud, një profesor historie nga Libani dhe vajza e tij 27-vjeçare.
Gazeta amerikane shkruan se ky emër është një sajim i Iranit, që nuk mund të pranojë se një lider i Al Kaedas fshihej në vendin e tyre.
Sipas burimeve, 58-vjeçari ishte me një makinë Renault kur u ndalua nga dy persona të armatosur, të cilët qëlluan pesë herë me një pistoletë me silenciator. Katër plumba depërtuan brenda në mjet, duke e vrarë atë dhe të bijën Miriam, e cila është vejusha e djalit të Osaman bin Laden, Hamza bin Laden.
Terroristi ishte dënuar në SHBA për sulmet mbi ambasada. Ai mendohet se ka urdhëruar edhe sulmin në Mombasa të Kenias, ku u vranë 13 kenianë dhe 3 turistë izraelitë.
© SYRI.net