Ekstremizmi islamik, Macron kritikon mediat: Mos legjitimoni dhunën

Ekstremizmi islamik, Macron kritikon mediat: Mos legjitimoni dhunën

07:58, 16/11/2020

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka telefonuar korrespondentit të gazetës “Neë York Times” për të kritikuar mbulimin në gjuhën angleze të qëndrimit të Francës ndaj ekstremizmit islamik pas sulmeve të fundit, duke argumentuar se kjo përbën "legjitimim" të dhunës.

"Kur Franca u sulmua pesë vjet më parë, çdo komb në botë na mbështeti," i tha Macron Ben Smith-it,  në komentet e botuara në editorialin e gazetarit të  dielën.

"Kështu që kur shoh, në atë kontekst, disa gazeta që unë besoj se janë nga vendet që ndajnë vlerat tona ... kur i shoh ato që legjitimojnë këtë dhunë dhe duke thënë se zemra e problemit është që Franca është raciste dhe Islamofobe, atëherë unë them se parimet e themelimit kanë humbur ".

Për editorialin që u debatua, Smith tha se presidenti francez kishte argumentuar se "media e huaj nuk arrinte të kuptonte" laicitin " ose sekularizmin, një shtyllë e politikës dhe shoqërisë franceze.

Mbështetja e brendshme për një politikë që emigrantët  të përqafojnë vlerat franceze është më e fortë se kurrë që nga prerja e kokës së mësuesit Samuel Paty, i cili u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed në një mësim mbi fjalën e lirë.

Ndërsa i bënte homazh viktimës, Macron mbrojti “sekularizmin” e Francës dhe traditën e saj të gjatë të satirës.

"Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat", u zotua ai.

Ai e përsëriti fjalën e tij në një intervistë me Le Grand Continent në të cilën ai deklaroi se, pavarësisht respektit të tij për kultura të ndryshme, "unë nuk do të ndryshoj ligjet tona sepse ato shkaktojnë tronditje diku tjetër".

"Lufta e brezit tonë në Evropë do të jetë një luftë për liritë tona," tha Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco